Për të gjithë ata që mendojnë se Lulzim Basha është “zhdukur”, pas dështimeve të njëpasnjëshme dhe pasi u katandis forcë e tretë politike, tashmë ju heqim çdo dyshim.
Meqë është lodhur shumë për të përçarë Partinë Demokratike, dhe pasi iku me turp, tashmë Lulzim Basha duket se ka filluar pushimet.
Anëtari i FRPD-së, Oleg Hanku ka publikuar në një postim në rrjetet sociale, një video ku shikohet Lulzim Basha, i cili shijon diellin dhe relaksohet, në një nga pishinat në periferi të Tiranës.
“Më në fund të qetë !
Duke shijuar Diellin dhe lekët e kunatit.
Puc puc o popull ndjesë për 10 vjet opozitë”-shkruan Oleg Hanku, bashkëngjitur videos.