Home AKTUALITET 3991 karta SIM të huaja kapen në aeroportin e Rinasit, zbulohet për...

3991 karta SIM të huaja kapen në aeroportin e Rinasit, zbulohet për çfarë do përdoreshin

377
0

Ditën e djeshme u njoftua se nurmat e 3 milion shqiptarëve kanë dalë në shitje online. Sot gazetarja Anila Hoxha ka deklaruar në një emision televiziv se në aeroportin e Rinasit janë sekuestruar 3991 karta SIM nga Britania e Madhe. Sipas gazetares policia shkencore ka në dorë çështjen për 3991 karta të huaja, që kanë hyrë në vendin tonë.

Në aeroportin e Rinasit janë njoftuar për 3991 karta SIM nga Britania e Madhe. Pakoja është tërhequr nga një shtetas shqiptar. Kur është marrë në pyetje e ka mohuar kategorikisht që i përkisnin atij. Policia shkencore ka konfirmuar se ka zbuluar se ai komunikon edhe me shtetas të huaj në Francë, edhe shqiptarë, që i ka vënë në dijeni se i kanë ardhur kartat.

Më tej gazetarja ka treguar se kartat e huaja shiten në Shqipëri në tregun e zi për mashtrime kompjuterike por edhe për faktin se nëse komunikohet me numër telefoni të huaj nuk përgjohen.

Më herët, është përdorur për këtë arsye nga persona të botës së krimit. Në Shqipëri, sepse kjo është mënyrë e mirë për të mos u gjurmuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here