Ish kryeministri Sali Berisha është pritur nga qindra militantë, gjatë takimit të tij të parë me demokratët.
Berisha është pritur me brohorima dhe duartrokitje nga të gjithë, me fjalët O Sali, o hero e gjithë Shqiperia ty të do”. Salla e hotelit Rogner është e tej mbushur, madje ka nga ata simpatizantë që po e ndjekin Berishën edhe nga jashtë hotelit.
Kujtojmë se Berisha nuk është pritur vetëm nga qytetarët por edhe nga persona brenda PD.
Në krah të Berishës është edhe Edi Paloka, kreu i Këshillit Kombëtar, i cili ka braktisur seancën plenare për t’iu bashkuar nismës së ish kryeministrit.