Ish kryeministri Sali Berisha zbuloi aksionin e tij politik kundër kreut të PD Lulzim Basha.
Gjatë takimit me demokratët në Tiranë, Berisha tha se do të kërkojë që të mblidhen 1500 firmat e nevojshme të delegatëve për të mbledhur Kuvendin Kombëtar, në mënyrë që për përjashtimin e tij nga ana e kryetarit Luzlim Basha, të vendosin forumet.
“Së pari ndërgjegjësimin e çdo demokrati për situatën e krijuar. Së dyti do mblidhen firmat e 1500 delegatëve të Kuvendit Kombëtar. Pas mbledhjes ne do thërrasim Kuvendin Kombëtar. Ne çdo gjë do ta zgjidhim në mënyrë demokratike. Do i kërkojmë Kuvendit Kombëtar, të vendosë që për vendimin që mori të shprehet çdo anëtar i PD në referendum në mbarë Shqipërinë.U themi demokrateve dhe demokratëve se me këtë fitore nuk ka”, është shprehur Sali Berisha.