Home POLITIKE “Të del miu nga këmbët e s’di ku të futesh”, deputeti i...

“Të del miu nga këmbët e s’di ku të futesh”, deputeti i PD tregon përse qeshën me fjalimin e kolegut

289
0

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka sqaruar arsyen se përse qeshën deputetët në sallë, gjatë fjalimit të mbajtur nga deputeti i Lushnjës Sajmir Korreshi.

Ai tha gjatë një lidhje live me “Syri Tv” se ishte një e qeshur kënaqësie dhe jo talljeje, pasi sipas tij fjalimi u pëlqeu të gjithëve.

“Ka dy të qeshura, një e qeshur se diçka të pëlqen dhe një e qeshur, kur do ta tallësh ta përqeshësh një gjë.Dhe fjalimi në rastin e zotit Korreshi ishte një e qeshur kënaqësie, sepse na pëlqeu të gjithëve ajo që ai tha me një sens të fortë humori dhe ishte e pamundur ti rezistoje të qeshurës. Nuk ishte përçmuese. Përçmuese ishte e qeshura që na kapi më vonë, kur folën ministrat e qeverisë”, u shpreh Agron Gjekmarkaj.

Këtu u tha se këtu kemi bërë shëndetësinë jashtëtoksore. Po hajde njëherë në spitalin e Lushnjës, të del miu nga këmbët e nuk din ku të vesh. Ju jetoni në ëndrra. Thoni se do bëni shkolla por nuk kemi më nxënës se të gjithë fëmijët kanë ikur”, tha Korreshi në Kuvend.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here