Home AKTUALITET “Armiqtë” e vërtetë të PD-së!

“Armiqtë” e vërtetë të PD-së!

936
0

Ka disa lloje armiqsh në këtë Partinë Demokratike, që sot po merr një vëmendje të madhe të opinionit publik dhe që shumë duan ta shohin si shpresë, si një alternativë të vërtetë përballë Qeverisë.

Pasi një opozitë dhe një alternativë e vërtetë do t’i bënte mirë dhe vetë kryeministrit në detyrë, i cili në fakt ashtu siç ka thënë një nga analistët politikë, “mesa duket ka lindur me pallto”. Pasi situata e përçarjes dhe debatit të Opozitës, i shërben ndoshta më shumë se askujt tjetër kryeministrit Rama.

Por, në një analizë të thjeshtë, duke parë në sy “armiqtë”, me fakte dhe argumenta, do të kuptojmë vërtetë se çfarë ka ndodhur në Partinë Demokratike.

Sali Berisha është i pari që ka dalë dhe ka kërkuar një ndjesë publike, për marrëdhënien e tij me Lulzim Bashën dhe veprimet e legalizuara të tij. Ndërsa shumë të tjerë i janë atashuar nga pas.

cna lajme politike

Ka nga ata që kanë qenë instrumentat kryesorë të Lulzim Bashës për sjelljen e Partisë Demokratike në këtë gjendje. Përfshirë këtu edhe ata që kritikojnë, siç mund të jetë Fatbardh Kadilli, Arben Ristani, Edmond Spaho siç mund të jetë Edvin Kulluri, Flamur Noka, Edi Paloka, Tritan Shehu e shumë e shumë të tjerë të cilët hap pas hapi kanë dalë kundër Lulit.

Në historinë 8-vjeçare të kësaj opozite, hap pas hapi kanë qenë me Lulin sipas interesit të momentit dhe pazarit npersonal pa menduar për PD dhe demokratët. Kur nuk kanë mundur të marrin atë çfarë kanë dashur, kanë filluar i kanë dalë kundër.

Prandaj dhe analiza duhet bërë me “armiqtë” e vëtretë të Partisë Demokratike.

Por të shohim 2013-ën, ka një rrymë që bashkohet pro Lulit me kërkesën dhe bekimin e Berishës, “armiq” shpalleshin ata që ishin me Sokol Olldashin.

Një pjesë e tyre më pas afrohet me Bashën, humbës të zgjedhjeve, Luli është e ardhmja, e të tjera si këto.

“Armiq”, “armiq”, ishte thirrja. Tradhtarë, të vjetrit e partisë, shkatërruesit e PD-së, megjithëse PD-ja kishte qëndruar tetë vite në pushtet dhe normal që një rrotacion politik ishte i pritshëm. Ashtu siç e prisnim dhe në 2021 por nuk ndodhi për shkak të situatës në të cilën ndodhej PD-ja nga llojet e ndryshme të “armiqve” të filluar në vitin 2013.

Më pas në 2017 filloi një lëvizje e fortë. U kërkua që Basha të dorëhiqej. Por, ishte një grup njerëzish që sot janë “armiq”, që në atë kohë kërkonin ndryshim statutore, rregulla brenda, se mendonin se do zgjidhej kjo situatë, se do ishin një fraksion apo një pjesë e lojës brenda PD-së.

Në fakt ky ishte edhe gabimi fatal i tyre.

Filluan të flisnin kundër, pasi Lulzim Basha deri në 2017-ën i kishte mbajtur pranë, por nuk iu dha mandate deputetësh. Nuk i vlerësoi. Ndoshta e meritonin të merrnin më shumë politikisht, kishin kontribute, kishin vlerë më shumë se shumë të tjerë. Por, Basha nuk i vuri në lista, shpëtoi Noka, Paloka e ndonjë tjetëre qëLuli i mbante gjoja si Berishistë. Tani i ka lënë në cep.

Sërish nuk shpërthyen kundër. Por, luajtën gjoja me disa parime dhe rregulla të partisë.

Nga ana tjetër sekretariati i Lulzim Bashës, Arben Ristani, Enno Bozdo, Fatbardh Kadilli, ata që manipuluan për katër vite proçeset zyrtare të PD-së, ata që shkatërruan Partinë Demokratike që në qelizë. Ata që vendosën të paaftë, injorantë, mediokër dhe njerëz të urryer në lokalitete, thjeshtë dhe vetëm se bënin atë që sipas tyre e thoshte Luli.

Disa prej tyre “kafshuan” edhe gjuhën. Arben Ristani, Enno Bozdo e Fatbardh Kadilli, Noka, Spaho, Paloka apo shumë e shumë të tjerë që nuk po i përmendim me emra, pranuan të kishin nga një post në kryesi, dhe kaq ishte zgjidhja për tëshpresuar se do të ishin deputetë, pas katër vitesh.

Pati djegie mandatesh, bojkot zgjedhjesh, humbje. Por, filluan të flasin ditën që nuk morën asgjë.

Pra, qëndruan atje për të marrë diçka dhe nuk morën.

Ndryshe ishin disa të tjerë, të cilët pas 2017-ës, filluan dhe të flisnin. Por, një linjë që qëndronte brenda PD-së dhe përpiqej të jepte argumenta se kryetari duhej respektuar, se “armiqtë” po e shkatërronin PD-në, se nuk duhej dalë jashtë PD-së. Sot vetë Berisha dhe ata po thonë atë që thanë “armiqtë” e orëve të para, kur kjo sërë qëndronte krah Lulit dhe çmontonte PD-në.

Patozi, mustafaj takime
Foltorja e pare e PD

Disa filluan të artikulojnë edhe jashtë PD-së, edhe në “Foltore”, se kjo e Berishës është e dyta, e para ka filluar kohë më parë. Disa folën dhe në ekrane, kundër kryetarit, kundër partisë, hapur, disa e drodhën, dot janë tek Doktori, disa tek Luli. Të tjerë rrinte urtë në parti dhe priste që Luli të humbte, apo të fitonte.

Pse me dy linja?

Pazarxhinjtë në rast se do të humbnin, do dilnin siç kanë dalë sot. Në rast se Luli do fitonte do merrnin ofiqet e pushtetit dhe kjo është e vërteta pa asnjë dorashkë, kurse të tjerë vendosën të dilnin në bazë ku u sabotuan edhe nga Berisha dhe u tradhëtuan nga pazaret e Lulit. 

Tani kanë dalë dhe flasin, si një alternativë ndryshe. Japin dhe mend. Thonë na kanë shpallur “armiq”, bërtasin edhe me zë të lartë, se ne “nuk jemi armiq, jemi demokratë”.

Por, a nuk janë kjo farë njerëzish, tufa e atyre që u lëshuan si “çakej” mbi demokratë, duke i përjashtuar, duke i hequr nga kryesitë, duke mos i lënë të hyjnë në garë dhe duke shpallur “armik” çdo lloj demokrati e qytetari, se thoshte të vërtetën. Se thoshte se “Lulzim Basha është i paaftë”, se donin debat e garë në PD?

Se ishe armik po të thoshte se “ky sekretariat i PD-së dhe kjo kryesi nuk e çon PD-në, në fitore”. Dhe në rast se PD-ja ka humbur zgjedhjet në 2013-ën, këta janë pjesë e përgjegjësisë. Janë të paaftë dhe nuk i do baza. Këta janë njerëz që do përdoren si instrumenta përçarës. Dhe kështu ndodhi.

Nuk janë vetëm këta emra që përmendëm. Janë me dhjetëra prej tyre. Sot i janë bashkuar “Foltores” dhe patjetër që janë të mirëpritur për të thënë të vërtetën. Ndoshta po çlirojnë shpirtin e tyre mëkatar dhe shkatrimtar.

Por, këta njerëz me maskë, që kanë pritur karrige dhe ofiqe nga Lulzim Basha, që kanë pritur që ai të fitonte dhe të merrnin llokmat, dhe tani që humbi, dalin kundër, janë “fara më e pështirë”.

Jo për Lulzim Bashën, jo për Sali Berishën. Por, për demokratët. Për ata që kanë vuajtur mbi supe tetë vite opozitë dhe ka nga ata që kanë edhe 16 vite.

Për ata që kanë parë sesi ka shkuar Enno Bozdo dhe ka falsifikuar rezultatin e zgjedhjeve në Korçë. Për ata që kanë parë sesi ka shkuar Flamur Noka dhe ka falsifikuar rezultatet e zgjedhjeve në Vlorë.

Për ata që kanë parë sesi ka shkuar Fatbardh Kadilli e ka manipuluar zgjedhjet në Berat apo në Lushnje, Flamur Noka në Kukës etj etj.

Për ata që kanë parë sesi të tjerë që sot flasin në emër të demokracisë në parti, kanë vajtur, kanë falsifikuar e manipuluar kryesitë, seksionet, grupseksionet, votimet e bëra në parti një vit më parë. Votimet me votën kundër, për të dalë kandidat për deputet.

Të gjithë të deleguarit nëpër qarqe, që nga Shkodra, në Korçë, në Dibër, në Vlorë, në Elbasan e në Durrës, manipuluan të dhënat. Instrumenti kryesor ishte ndryshimi i shifrave në pjesëmarrje.

U manipulua Devolli, Saranda, Lezha, edhe Fieri. Të gjitha. Dhe këtë e bënë shumë prej atyre që sot po na flasin.

Ka edhe deputetë që rrinin në krah të Lulit. Që sulmonin dhe akuzonin këdo që fliste kundër Lulzim Bashës.

A nuk është Tritan Shehu? A nuk është Edmond Spaho?

Po Flamur Noka, “flamurtari” i Sali Berishës, a nuk është “flamurtari” i Lulzim Bashës që nuk la fjalë pa thënë për këdo që dilte kundër Lulzim Bashës. Dhe Muli thoshte se “donte më shumë partinë, dhe jo Lulin”.LEXO EDHE:  “Nuk ka ditur asnjëherë të thotë një gjë për tu vlerësuar”/ Rama i ashpër me Bashën

Ndërsa sot nuk do më shumë partinë, do Saliun.

Këta janë problemi i vërtetë i qasjes që duhet të kenë demokratët sot ndaj “Foltores” dhe gharancive e rregullave që duhet të dalin nga debati brenda saj. Janë këta njerëz që i kanë shërbyer Lulzim Bashës sot me bekimin e Berishës dje për copëtimin dhe shkatërrimin e Partisë Demokratike.

Të paktën Berisha kërkon ndjesë publike dhe po bën një akt politik të pashëmbullt.

Këta soj servilash e shkatrrimtarësh, kjo farë janë armiqtë e vërtetë të PD-se, shikojini nuk kanë as kurajo të kërkojnë të falur, sepse nuk e quajnë veten fajtor, kur janë përgjegjës sa Basha dhe më shumë se ai që i përdori.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here