Home Showbiz PËR HERË TË PARË ALKETA FLET PUBLIKISHT ME SHUMË EMOCIONE PËR BURRIN...

PËR HERË TË PARË ALKETA FLET PUBLIKISHT ME SHUMË EMOCIONE PËR BURRIN E SAJ

437
0

Në 14 Janar, Alketa Vejsiu përmes rrjetit të saj social Instagram dha për fansat lajmin se emri i saj, gjendej mes atyre të grave më të njohura të televizionit italian, të zgjedhura për të prezantuar edicionin e 70-të të Sanremos.

Në 6 Shkurt, Alketa u ngjit në skenën e teatrit Ariston dhe mahniti publikun me prezantimin e saj.

Në një intervistë për emisionin “Jo vetëm modë”, në Tv Klan, Vejsiu ka treguar se në publik është edhe bashkëshorti i saj.

Ajo shprehet se Sanremo është një ëndërr e përbashkët që e kanë finalizuar të dy.

Alketa e ndjen veten shumë me fat, që ka një bashkëshort që e do dhe e mbështet në ëndrrat e saj, madje këtë Sanremo ja dedikon eksluzivisht atij.

“Në skenë patjetër sonte është bashkëshorti im, është i ulur atje.

E kam patur gjatë gjithë këtij rrugëtimi mbështetje të jashtëzakonshme dhe sot nuk mund të mungonte sepse kjo është një ëndërr e përbashkët, që e kemi finalizuar të dy.

Edhe nëqoftëse duhet t’ja dedikoj dikuj Sanremo-n, ja dedikoj në mënyrë eksluzive njeriut që dua, që më ka mbështetur në gjithë këtë rrugëtim.

Është e mrekullueshme që të kesh dikë që të do dhe të mbështet në ëndrrat e tua, jam me fat për këtë”./tvklan.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here