Home EDITORIAL Izet Haxhia dënohet me 21 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit

Izet Haxhia dënohet me 21 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit

1724
0

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 21 vite burg Izet Haxhinë. Haxhia është shpallur fajtor për vrasjen e Azem Hajdarit.

Nderkohe kujtojme qe Izet Haxhia ka qenë truproja i parë i Sali Berishës, njeriut që ka drejtuar më shumë Shqipërinë që nga viti 1992. I ardhur nga Tropoja për të studiuar mjekësi, Haxhia, pjesëtar i një familje të madhe, simpatizoi bashkëpatriotin e tij pedagog dhe mjek i njohur, Sali Berisha dhe ju “ngjit” duke pranuar ta mbronte 24 orë në ditë.

Lë studimet në mes dhe i shërben si truprojë Sali Berishës pa u ndarë për mbi 8 vjet, që nga viti 1990 deri në vitin 1998. Në vitet e qeverisjes së PD-së del në pah një konflikt i hapur ndërmjet tij dhe Azem Hajdarit, kreut të Lëvizjes Studentore dhe deputet i PD-së. Edhe ai nga Tropoja. Izet Haxhia nuk ishte thjesht një oficer i Gardës në ato vite, por një mekanizëm force politike që ka vepruar ndaj shumë personazheve që kanë kritikuar apo sulmuar Sali Berishën, përfshirë dhe Edi Ramën, kur ky i fundit ishte thjesht pedagog.

Izet Haxhia i shërben Berishës edhe në vitin e vështirë 1997, por papritur, një intervistë dhënë në atë kohë plasarit marrëdhëniet mes tij dhe bashkëpatriotit të tij. Në këtë intervistë, Haxhia flet për klane e grupe trafikantësh droge që kanë përfituar dhe qëndrojnë pranë PD-së ku hedhin në erë shtyllat e tensionit.

Ishte koha, kur vëllezërit e Izetit po punonin me Haklajt në policinë e Tropojës dhe po bashkëpunonin me strukturat e UÇK-së që bazën kryesore e kishte në Malësinë e Gjakovës, nga ku furnizonte më pas strukturat e Zonës Operative të Dukagjinit që komandohej nga Ramush Haradinaj. Rivali i tij i vjetër, Azem Hajdari punonte gjithashtu me strukturat e armatosura të Kosovës, jo të UÇK-së por me grupet e lidhura me Rugovën, Bukoshin dhe LDK-në.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here