NGA ISA HALILI
Nuk po iki më larguat…
Po largohem zemërthyer nga ky vend që u linda e u rrita. Kur isha isha fëmijë natyrshëm mendoja se do u arsimoja dhe do projektoja të ardhmen në shqipëri. Ashtu bëra, jetova dhe sakrifikova gjithçka, pa dëmtuar komunitetin apo shtetin ligjor!
Por sot po iki me lot ne sy duke lënë pas nënën, babin, vëllain dhe gjyshen. Pas shumë përpjekjesh fati im u vra nga ky sistem që çdo ditë po vret shpresën e gjithkujt. Në shqipërinë time të bekuar fatkeqsisht mungon drejtesia, ku dhe nëse ke të drejtë duhet ta blesh atë.
Shëndetësia është në ditën më të zezë të saj, arsimi është një farsë ndërkohë gjithandej mungojnë shërbimet bazike për të jetuar. E frikshme sesi sthumohet dinjiteti njerzor ndërkohë nga ana tjetër mungon transparenca e punëve publike, e për rrjedhojë ryshfeti është kthyer në fenomen.
Sa vrastar është fakti që çdo ditë largohen profesionistët dhe vendin e tyre e zënë militantët e partisë ne pushtet. Sa trishtuese është kur shikon që mbyllen shkolla dhe hapen burgje.
Mallkuar qofshi ju që luani me fatin e një kombi, ju që abuzoni në kurriz të qytetarëve të tu. A nuk e shikoni sesi kjo shoqëri po lëngon. Edhe sa do ta shkatërroni këtë perlë mjedisore…
Po iki përkohsisht sepse e dua vendim tim dhe besoj se një ditë vendit do t’i rikthehet shpresa. Kam qenë, jam dhe do të jem gati për ti ofruar aftësitë që zoti mi ka falur në dobi të interesit kombëtar.
Zoti na udhëzoftë e na furnizoftë drejtë rrugës së drejtë! Mirupafshim! 😭