Home DJE & SOT “Estrada e Ballshit”, Luizi, Zhaklina dhe Kiara

“Estrada e Ballshit”, Luizi, Zhaklina dhe Kiara

396
0

Kasta e showbizit shqiptar është ai qerthull njerëzish që sot dominon skenën televizive, tallava-mbrëmjet, qokat parakulturore dhe sidomos rrjetet sociale. Cilësitë më përbashkuese të këtij grupimi janë : të rinj, të bukur, të cekët, pa ndonjë cilësi të spikatur artistike dhe, mbi të gjitha, refuzojnë të futen në detin e thellë të dijes. Sapo dikush guxon të notojë përtej cektinës disa centimetrëshe të bregut, fap, kasta jonë e bën dalje si të dëmshëm për shëndetin.

Ai njeri përfundon në rrethin e përbuzur të “anonimëve” të artit a kulturës!

Kosova e quan këtë kastë Estradë dhe më pëlqen shumë si emërtim. Gjithmonë Estrada më dukej një fjalë qesharake, përbuzëse për nivelin kulturor të grupimit; sa herë që donim të talleshim me një fenomen përdornim shprehjen “Estradë Ballshi” që i shkon fiks kastës sonë të showbizit. Ne kemi “Estradë Ballshi”!

Për shembull nëse një vajzë a djalë shkon në një program televiziv për të kërkuar dashurinë, në përfundim të këtij programi ai/ajo ndoshta nuk e gjen dashurinë por sigurisht gjen famën. Menjëherë shpallet VIP dhe ka qindra mijëra ndjekës në rrjetet sociale.

Po çfarë merite ka kjo vajzë e bukur që e veçon atë nga qindra balerina, këngëtare, poete, aktore etj që përpiqen me mish e me shpirt çdo ditë për të spikatur në zejen e artit?

Po pse kujt do t’i japë llogari Televizioni që shpall VIP-a?! Ai i din mire punët e veta…

Tjetër e përbashkët e ketyre tallava-artistëve është vaniteti. Ata kanë të njëtat buzë, të njëjtat mollëza, gjokse e bythë silikoni, shohin të njëjtët filma e këngëtarë limonatë, lexojnë kryesisht revista mode dhe portale, janë frekuentuesit më të shpeshtë të qendrave estetike, vdesin për shoping, dieta dhe palestër, kopjojnë në gjithçka sivëllezërit/simotrat e tyre të botës së madhe.

Më të mirët prej tyre të shikojnë me sy të mëshirshëm nëse të shohin të veshur me xhup të zakonshëm, xhinse a këpucë normale të blera te qendrat tregtare. Lëre pastaj po të panë me ndonjë libër fjala vjen të Hellbekut a Asturias, aty u mbushen sytë me lot nga keqardhja:

“Paska pjerdhë ky”…

Në çdo pritje janë të njëjtët, intervistojnë dhe lavdërojnë njëri –tjetrin dhe sapo ndahen shajnë atë që sapo lavdëruan në sy.

Ata jetojnë në qerthullin e tyre dhe pranojnë herë pas here të rinj që u nënshtrohen rregullave të përshkruara më lart. Është një domen tjetër ky, si ai i politikës apo biznesit, satelit i tyre, që na imponohet si “elitë kulturore” por që ka të bëjë me kulturën sa unë me regbinë.

Media e sjell në një formë të dhunshme këtë kastë parazitësh të paaftë duke bombarduar Televizionet, portalet, rrjetet sociale. Për të përfunduar te komshinjtë, shitëset, miqtë, të njohurit. Të gjithë të flasin për këta.

Luizi

Në këtë Big Brother, rastësisht, u fut edhe një djalë që nuk ishte pjesë e kësaj kaste (Estrade Ballshi). Ai ishte 37 vjeç (i plakur për kastën), i pakuruar estetikisht (kishte bark, hante si derr, gërrhiste), fliste si i vinte, ngacmonte me e pa shkak banorët, ishte agresiv përtej etikës së kastës (bon ton). Ai dukej si një ari në një dyqan qelqurinash.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here