Home DJE & SOT Lokalet dhe interesat që përplasen në Durrës!

Lokalet dhe interesat që përplasen në Durrës!

228
0

Komenti i gazetarit!

“Durrësi është një nga qytetet ku janë përqendruar bateritë e të dyja formacioneve, si të PS-se, edhe të koalicionit “Bashkë fitojmë”. Kjo për faktin se është qyteti i dytë për nga madhësia në Shqipëri, por edhe një nyje e fuqishme tregtare dhe komunikacioni, ku është porti më i madh i vendit dhe ku do të ndërtohet njëkohësisht edhe marina më e madhe në Shqipëri, bashkë me një projekt që ka miliarda dollarë të Alabar, një ndër ndërtuesit e Dubait dhe të kullës së famshme Kalifa, e cila është bërë simbol i Dubait. Bëhet fjalë për një projekt kompleks, do të jetë marina, por edhe një kompleks pallatesh, supermarketesh. Të gjitha këto bëjnë që të kemi një projekt që ngjall interesa të ekonomisë dhe politikës. Për të shmangur trafikun e mallrave në një vend tjetër, është menduar që të bëhet porti i Kepit të Rodonit. Do të jetë një port i karakterit të thellësisë, nuk do të kemi një vijë bregdetare e cila ka dallgëthyese përpara, por është vija bregdetare pastaj do të gërmohet që anijet të futen në thellësi të tij. Bëhet fjalë për një shpenzim që shkon nga 500 milionë euro deri 2 miliardë euro. Ka pasur një shqetësim nga ana e NATO-s të cilin Berisha ka tentuar ta amplifikojë duke thënë që NATO nuk pranon sepse po futet Alabari në Durrës. Në fakt nuk është kështu. Alabar është një person i cili ka investuar edhe në SHBA, por bëhet fjalë për portin e ri nëse do të jetë i përshtatshëm për anijet e NATO-s, anijet transportuese, ato luftarake, në rastet e një skenari lufte. Ky është shqetësimi i NATO-s. Kemi dhe një shqetësim tjetër që porti i kontejnerëve është marrë me koncesion nga një firmë gjermane e cila kërkon dëmshpërblime, nësë bie fitimi dhe volumi i punës për të cilën ajo ka lidhur kontratën, sepse është nga ato kontratat e famshme me PPP. Kjo ka bërë që qeveria shqiptarë të ketë një problem kompleks për t’u zgjidhur. Shto këtu edhe problemin e opozitës, e cila kur bëhet fjalë për punë lekësh i ikën truri sepse mendon që duhet të marrë edhe ajo pjesën e saj, atë nëndorë. Politika shqiptare e ka ketë, kërkon gjithmonë pjesën e saj kur bëhet fjalë për projekte të mëdha. Berisha bëhet keq sepse është në vitet e fundit të jetës së tij, politike po e po, por edhe atë biologjike dhe do t’u lërë diçka pasardhësve të tij, më tepër se sa u ka lënë. Edhe Meta i ka qejf këto momentet kur bëhet fjalë për para. Mos harrojmë se porti i kontejnerëve u shit njëherë për 10 milionë dhe pastaj u rishit për 1 milionë, kështu që janë profka që bëhen. U bënë gjatë kohës së qeverisjes së Metës. Asnjëri prej tyre nuk qan hallin e popullit. Porti i Durrësit zhvillon një volum tregtar i cili jep fitime 5 milionë dollarë në vit dhe 4-5 vjet shpenzohen 10 milionë dollarë për thellimin e portit të Durrësit. Ndërkohë Porto Romano ka një thellësi 1 metër më të madhe se ai i Durrësit, por këtu është problemi i koncesionit, sepse atë si territor e ka firma Kastrati. Bëhet fjalë që mos vallë porti i ri do të bëhet i gjithë me koncesion nga Kastrati duke bërë që vendi të bllokohet totalisht sa i përket daljeve ujore. Duke qenë se bëhet fjalë pjesë të madhe ekonomike, kuptohet që beteja është e zjarrtë. Tashmë kandidatë janë dy personazhe politike që janë jashtë zonës së Durrësit. Njëri është Igli Cara, aktivist i vjetër lokal i PD-së, ka pasur një marrëdhënie ngritje-zbritje me Berishën, por ky i fundit tani është në një moment që nuk ka fort luksin të zgjedhë. Në krahun tjetër është Emiriana Sako, për PS-në, është fytyrë anonime, por mund të shohësh postera. Të dy këta kandidatë japin përshtypjen sikur po luftojnë që të zgjidhen nënkryetarë bashkie, sepse aty ligjin do ta bëjnë kryetarët e partive dhe njerëzit që qëndrojnë mbas tyre. Pas Igli Carës qëndron Osman Stafa, i cili është ujk i vjetër dhe biznesmen. Ndërsa mbrapa Emiriana Sakos është Vangjush Dako që mbledh shumë interesa aty, nga biznesmenët e deri te kriminelët e Durrësit dhe jo më kot për këtë është shpallur non-grata nga SHBA-ja. Është edhe Ardian Çela i cili është drejtor i OSSHE-së i cili është një lloj makine elektorale në këtë fushatë, por edhe përfaqësuesi i shumë biznesmenëve në Durrës. Pra është një betejë që më tepër është për nënkryetarin e bashkisë.”, e mbylli komentin gazetari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here