Home POLITIKE Berisha paralajmëron: Këtë pranverë përgatituni për protesta të fuqishme!

Berisha paralajmëron: Këtë pranverë përgatituni për protesta të fuqishme!

944
0

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar mbrëmjen e sotme se gjatë kësaj pranvere do të ketë një sërë protestash të fuqishme, duke e vënë theksin tek lufta kundër korrupsionit.

Berisha: Këtë pranverë do të kemi protesta të fuqishme!

Ai tha në një emision televiziv se kjo do të jetë përparësia madhore e PD-së. Gjithashtu ish-kryeministri theksoi se në 8 vite nuk ka ardhur asnjë investitor i huaj në vendin tonë.

Berisha tha:

Pranvera që vjen do të jetë pranverë protestash të fuqishme për të shpëtuar nga kjo qeveri narkoshteti. Lufta kundër korrupsiunit do të jetë përparësia madhore në qeverisjen e ardhshme të PD. Aktivizimi i mekanizmave dhe dorëzimit të dosjeve në prokurori do të jetë një domosdoshmëri që sot Prokuroria hap proces për t’i vënë kapak aferave gjigante, siç ëshë rasti i ministrit Koka. Me politikë ekonomike të drejta dhe klimë biznesi e konkurencë të ndershme, taksa të ulëta dhe një përqendrim të madh në kualifikimin e tregut të punës, garancitë ligjore për investortët e huaj, janë faktorë të realizueshëm për të përshpejtuar rritjen ekonomike të vendit. Për 8 vite nuk ka ardhur asnjë investitor i madh i huaj, përkundrazi kanë ikur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here