Nga Lushnja ku prezantoi kandidatin e koalicionit ”Shtëpia e Lirisë”, ish-kryeministri Sali Berisha tha se nuk uroi për 14 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në seancën e sotme në Kuvend për një arsye madhore.
“Dua të uroj Pavarësinë e Kosovës. Nuk e bëra dot në Kuvend sepse nuk u votua rezoluta e genocidit serb në Kosovë. Kjo sepse jo në një rast por në disa raste Serbia ka kryer genocid në Kosovë dhe në Shqipërinë e veriut.
Ne votuam sikur të ishim parlamenti serb në Shqipërinë e Veriut. Rama po krijon një aleancë anti-shqiptare. “Ballkani i Hapur” është aleancë trilaterale në favor të Serbisë, kundër Kosovës dhe shteteve të tjera të rajonit”.