Ish kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli e cila cilësuar Lulzim Basha, si njeriu që rren.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, Toalli radhit gënjeshtrate tij.
“Njeriu që rren !
Nuk i lëviz fytyra kur rren e thotë se iu futa unë në Nato; iu bëra unë liberalizimin e vizave; Sot i tha shqiptarëve se ky kishte pas “rrëzu “ edhe statujën e Shokut Enver ( sozia e të cilit është për të pame e për të bame)” bashkë me familjen e tij biologjike”!
Ky është i pa aftë per t’u turpëruar.
Ky që hedh gaz mbi ata që e kane votuar; ky që thotë se 1975=5004; ky që i mbyll derën me brave deputetëve të zgjedhur, ky që manipulon votimet i kapur mat me zë e me figurë ; ky që është bërë oligark mbi sakrificën e demokratëve është problem serioz për jetën politike të vendit; ky që djeg mandatet pasi i hapet dosja e lobimit Muzin; ky që kërkoi destabilizimin e vendit për të mbyllur hetimet ndaj ndaj tij; ky që dekonspiron hetime ndërkombëtare në favor të grupeve kriminale;
Ky që shet çdo gjë dhe çdo njeri, që nuk jep as llogari politike as llogari për vilat e pasuritë e tij është në finishin politik të tij”, shkruan Topalli në rrjete sociale.
Sipas Topallit, me 6 mars nuk ka zgjedhje lokale, por me 6 mars është shansi për të larguar njeriun që ka shitur partinë për karriken e tij.
“Me 6 mars ështe shansi me largu njeriun që shet vendin për pasurinë e tij; me 6 mars është mundësia me rikthy pluralizmin e komprometuar në vitet e fundit;
6 marsi nuk është thjesht zgjedhje lokale. Ajo është ditë kritike për pluralizmin e shitur nga lb”, shkruan më tej Topalli.