Home AKTUALITET Berisha kujton 20 Shkurtin e vitit 1991/ Rama si lepur u fsheh...

Berisha kujton 20 Shkurtin e vitit 1991/ Rama si lepur u fsheh në bunker

415
0

Ish kryeministri Sali Berisha, sot në 31 vjetorin e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha ka qenë pjesë e një aktiviteti të organizuar në qytetin Studenti.

Në fjalimin e tij Berisha ka kujtuar ngjarjen e asaj dite, duke u shprehur se heronjtë zvarriten shtatoren e diktatorit në rrugë, e ndërsa thekson se pati nga ata që vrapuan të fshihen në bunkere.

Ndër ta Berisha përmend edhe emrin e Edi Ramës.

Në datën 20 ky shesh u bë sheshi i protestës më të fuqishme në historinë e Shqipërisë. Më shumë se 100 mijë qytetarë që në orët e para mbushën këtë shesh dhe motoja e tyre ishte: Studentët duhet të fitojnë.

Herojntë e të vërtetës, protestuesit kaluan çdo rrethim dhe në orën 14:05 minuta shembën, rrëzuan përtokë, bustin e Enver Hoxhës. Në një gjyq popullor, masiv i prenë kokën, njëlloj si francezët në Basti, mbretit të tyre, zvarritën shtatoren në rrugët e Tiranës dhe e sollën deri këtu. Në një gjyq popullor, bronzet e gjalla të diktakturës hoxhiste do të rrëzoheshin. U vërsulën si lepuj, si minj, bunkerëve përreth për të futur kokën e tyre.

cna politike

Njëri nga ata që në atë kohë do të vraponte drejt bunkerëve është edhe kreu i meduzës në Shqipëri, Edi Rama. Ne këtë ditë e kemi ditën e kujtesës kombëtare. Asnjë komb, asnjë popull nuk ka luftuar më shumë se shqiptarët për lirinë, kundër diktaturave hoxhiste.

Një intelektual i njohur, filozof i madh shkruan se në vitet e luftës, qeverisë naziste, të ishe opozitar do të thoshte që të hapje varrin tënd me duart e tua. Keshtu ndodhte edhe ne Shqiperi gjate diktaktures hoxhiste’, tha Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here