Home SOCIALE Pronari i restorantit fëlliq keq çiftin që kishin dalë për Shën Valentin:...

Pronari i restorantit fëlliq keq çiftin që kishin dalë për Shën Valentin: Ikën pa paguar, morë 4 shishe verë!

1357
0

Pronari i një restoranti në Angli ka treguar një faturë të papaguar nga një çift që kishin dalë për Shën Valentin. Ata kishin porositur verë, biftek dhe midhje, i kishin konsumuar dhe më pas ishin larguar pa dhënë asnjë paund.

Fatura tregon se ata porositën katër shishe verë nga 21,50 £ dhe të dy porositën midhje si fillim dhe pastaj biftek. Postimi është bërë në Facebook, nga pronari i lokalit për të gjetur çiftin, por deri më tani ata nuk janë ‘bërë të gjallë’.

Pronarët e The Mill, në Stokesley, North Yorkshire, ndanë faturën e vaktit të tyre bujar në Facebook, e cila përfshinte biftek, karavidhe, patate të skuqura halloumi, dy porcione midhje, një kerri jeshil Thai dhe katër shishe verë.

Përdoruesit e mediave sociale u habitën me këtë gjest dhe i kërkuan restorantit të publikonte pamjet e çiftit nga kamerat e sigurisë. Mirëpo, pronari vendosi mos ta bënte këtë.

Fatura u pagua më vonë nga një grua anonime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here