Deputeti demokrat, Edi Paloka ka reaguar pas pyetjes që ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, iu drejtoi kandidatëve të Berishës.
Në një postim në rrjetet sociale, Paloka ka publikuar disa foto, ndërsa i drejton një pyetje, ambasadores.
“Pra sipas jush zonja ambasadore, shqiptaret duhet të votojnë kandidatët e këtyre…?!!”-I drejtohet Paloka, Yuri Kim.
Më tej, Paloka risjell në vëmendje aferën e inceneratorëve, për të cilën thotë se tregoi qartë se kush janë të kryekorruptuarit në këtë vend.
“Këta shqiptarët i njohin mire po dhe ju zonje , sikur vetem skandalin e fundit te inceneratoreve te kishit ndjekur, do e dinit po aq mire se kush jane te korruptuarit e kryekorruptuarit ne kete vend.
Vertete nuk e kuptoni se keshtu nuk po beni gje tjeter , vecse po demtoni imazhin e vendit qe perfaqesoni perpara nje populli qe ate vend e adhuron pikerisht per vlerat dhe parimet qe perfaqeson e jo vetem per historine qe na lidh ?!
Keni thene dikur se ka nga ata qe perpiqen te prishin marrdheniet midis SHBA dhe shqiptareve! Po ju them sot, se askush me shume se ju nuk po perpiqet ta bej nje gje te tille duke u vene ne krah te nje qeverie qe vete Departamenti juaj i Shtetit e ka cilesuar si me te korruptuaren ne rajon!”-shkruan Paloka.