Home Kryesore Skandalet bëjnë kërdinë, Ahmetaj mburret: Unë kam qenë gardiani më i mirë...

Skandalet bëjnë kërdinë, Ahmetaj mburret: Unë kam qenë gardiani më i mirë i buxhetit të shtetit!

617
0

Ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka deklaruar në Komisionin Hetimor për Inceneratorët se ai ka qenë ministri më konservator dhe gardiani më i mirë i buxhetit të shtetit gjatë kohës që ushtroi këtë detyrë.

Por kryetarja e këti komisioni Jorida Tabaku tha se Ahmetaj ka përgjegjësi për inceneratorin e Tiranës.

Ahmetaj tha:

Përderisa më pyetet, duhet të prisni përgjigjen. Në njohurinë time ju jeni financiere. Kur ju thoni; nuk ka rëndësi ç’a është, unë do më duhet ta sqaroj. ‘Jo’ nuk është mbështetje buxhetore. Zonja Tabaku kur nuk është mbështetje buxhetore, por është ad-hoc i mbartur prej vitesh…ju kam pritur me kënaqësi dhe dëshirë 10 orë. Po! Nuk ka nevojë të jetë brenda PBA, pasi transferta është ad-hoc, pasi vendos qeveria të japë tranfertë, pasi e vendos ministria e Financave.

Kjo është teknika alfa e buxhetit. Nëse ti jep transferta dhe vjen e kërkon qeveria për bashkinë; do transfertë. Po. Do i japim, Kërkon 10? Jo s’i japim 3 se aq kemi. Mbështetja buxhetore është detyrim ligjor, por transferta është tjetër gjë. Nuk ka pasur nevojë për mbështetje buxhetore, por transferta është vullnet politik i qeverisë. Vendos qeveria që të mbështesë bashkinë për plehrat. Meqë këtu u fol për konservatorizëm fiskal, unë jam ministri më konservator i financave. Unë kam qenë gardiani më i mirë i buxhetit.

Skandali i inceneratorëve, Ben Tigri: Unë kam qenë gardiani më i mirë i buxhetit të shtetit!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here