Home AKTUALITET Tentuan të grabisin bankën në Tiranë në mënyrë spektakolare, kishin 20 ditë...

Tentuan të grabisin bankën në Tiranë në mënyrë spektakolare, kishin 20 ditë që gërmonin për të hapur tunelin

678
0

Gjatë ditës së djeshme disa persona të maskuar tentuan të grabisin një bankë të nivelit të dytë në Bulevardin Zogu i Parë në Tiranë. Ata kishin planifikuar çdo gjë me detaje, duke e bërë këtë grabitje spektakolare në llojin e saj.

Themi kështu pasi autorët kishin më shumë se 20 ditë që po gërmonin në tunelin nëntokësor, ndërkohë që plani i tyre ka dalë zbuluar pasi është denoncuar nga banorët e zonës, që kishin dëgjuar zhurmën e matrapikut dhe më pas bëri që kjo vjedhje të mbetet në tentativë.

Grabitësit kanë pasur informacion dhe për planimetrinë e godinës së bankës, ku do të duhej dhe të ishte përfundimi i tunelit. Për të mos ngatërruar rrugën, autorët kanë pasur një hartë të qartë të planimetrisë, ndërkohë që në tunel u futën të veshur me jelekë fosforeshentë, duke lënë të kuptohej se ishin punonjës të mirëmbajtjes.

Autorët nuk janë identifikuar ende, por gjithsesi mënyra e grabitje vlen të theksohet se ishte si nëpër filma, alla’ shqiptare.

Tentuan të grabisin bankën në Tiranë në mënyrë spektakolare, maskat kishin 20 ditë që gërmonin për të hapur tunelin

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here