Home EDITORIAL Luajti rolin e presidentit që ishte kundër korrupsionit, seriali “Shërbëtori i Popullit”...

Luajti rolin e presidentit që ishte kundër korrupsionit, seriali “Shërbëtori i Popullit” parashikoi të ardhmen e Volodymyr Zelensky

881
0

Volodymyr Zelensky, 44 vjeç, erdhi në pushtet pasi luajti në një serial televiziv ukrainas, Servant of the People, “Shërbëtor i popullit”, një satirë politike që debutoi në 2015 dhe vazhdoi për tre sezone. Njeriu që sot shihet si hero i Ukrainës, po lufton çdo ditë me Rusinë dhe po mbron qytetarët e tij. Seriali televiziv ukrainas, Servant of the People, ku aktor kryesor është Presidenti i tanishëm, Volodymyr Zelenskyy, tregon historinë e një mësuesi të shkollës së historisë që është kundër korrupsionit qeveritar.

Zelenskyy në serial është në rolin e Vasyl Petrovych Holoborodko, që në një perudhë të shpejtë kohore gjen veten në karrigen e presidentit. Pasi lujati këtë rol, Zelenskyy shpalli kandidaturën e tij për president dhe fitoi mbështetjen dërrmuese të ukrainasve. I lindur në Kryvyi Rih, një rajon rusishtfolës në Ukrainën juglindore, Zelensky është i diplomuar në drejtësi nga Universiteti Ekonomik Kombëtar i Kievit, ndërsa pas diplomimit iu fut rrugës së komedisë duke u bërë një aktor me famë.

Ai krijoi kompaninë e prodhimit Kvartal 95, duke bërë filma, filma vizatimorë dhe shfaqje televizive, duke përfshirë këtu edhe serialin Servant of the People, ku Zelenskyy luajti rolin e presidentit. Katër vite më vonë pas shfaqjes së serialit, Zeelnsky arriti të bëjë realitet rolin e tij në komedi duke u bërë president i Ukrainës. Pasi fitoi zgjedhjet me 73.2 për qind të votave, ai nisi betejën kundër korrupsionit.

Presidenti i Ukrainës i cili tashmë adhurohet nga të gjithë për mbrojtjen e Ukrainës në këto ditë të errta për shtetin e tij, ka përdorur gjithmonë rrjetet sociale për të komunikuar me popullin e Ukrainës. Ai u bë president i Ukrainës pasi u filmua duke debatuar për korrupsion në vendin e tij dhe duke akuuar qeverinë. Kjo video u bë virale duke e bërë Zelenskyn një figurë që është kundër korrupsionit dhe një njeri që meriton karrigen e Presidentit. Në serialin, ‘Servant of the People’, ‘Shërbëtori i Popullit’, Zelensky, si Holoborodko, i tha kolegut të tij:

Jam i lodhur nga ky korrupsion. Pse politikanët tanë vijnë në pushtet dhe bëjnë të njëjtat gabime? Kjo është për shkak se ata janë matematikanë. E vetmja gjë që dinë është të ndajnë, shtojnë dhe shumëzojnë pasurinë e tyre! Ne po zgjedhim midis dy f******* b*******! Kështu ka qenë për 25 vjet me radhë! A e dini se çfarë është interesante? Asgjë nuk do të ndryshojë këtë herë. A e dini pse? Kjo sepse ti, babai im dhe unë do të zgjedhim një f******* b******* përsëri! Kjo është sepse po, ai është një f******* b******, por ai është akoma më i mirë se të tjerët. Atëherë këta b******* vijnë në pushtet dhe vjedhin, vjedhin dhe vjedhin. Këto b******* kanë emra të ndryshëm por veprojnë në të njëjtën mënyrë. Dhe askush nuk jep një s***. Nëse do të mund të bëhesha president për vetëm një javë, do të zgjidhja problemin e korrupsionit.

Në moshën 17-vjeçare ai filloi komedinë dhe iu bashkua shfaqjes ruse KVN dhe fitoi Ligën Major të KVN-së në vitin 1997 dhe kaloi kohë nëpër vendet e Bashkimit ish-sovjetik përfshirë Rusinë. Zelensky është martuar me skenaristen Olena Zelenska, me të cilën ka dy fëmijë.Zelensky mori pushtetin në jetën e tij reale, në vitin 2019 pasi fitoi kundër Petro Poroshenkos, i përfshirë në një seri skandalesh. Ukraina ka zhvilluar marrëdhënie me SHBA-në, NATO-n dhe BE-në.

Burimi: dailymail.co.uk

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here