Home Kryesore Ministrja e Ramës: Vaji në Shqipëri është më i mirë se në...

Ministrja e Ramës: Vaji në Shqipëri është më i mirë se në Angli!

1290
0

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka deklaruar se vaji në Shqipëri është më i mirë se në Angli, të paktën kështu u la të kuptohej nga ajo që tha vetë ajo. Në një emision televiziv Ibrahimaj komentoi një postim të publikuar nga ne në lidhje me krahasimin e çmimit të vajit, ku në një supermarket në vendin tonë çmimi shkonte deri në 409 lekë për litër, ndërsa në Angli 1.29 paund.

“Një foto e një litri vaj nëpër rrjetet sociale kushtonte 409 lekë dhe ishte ngjitur me foton e një litri vaj që në Angli ishte 1.6 paund. Nuk mund të bëhen këto krahasime. Është si të krahasosh mollë dhe dardhë, pavarësisht se është vaj. Sepse janë cilësi të ndryshme, kanë karakteristika të ndryshme”- ka deklaruar ministrja.

Përmendim këtu edhe një deklaratë tjetër të ministres së Ramës, e cila po këtë mbrëmje tha se nëse një shqiptar merr 130-140 euro në muaj, nuk mund të konsiderohet i varfër. Hajde e merre vesh po deshe se si i bën llogaritë ministrja…

Ministrja e Ramës: Vaji në Shqipëri është më i mirë se në Angli!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here