TIRANË– Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një fëmijë 9-vjeçar ka rënë nga ballkoni i shtëpisë ku banonte.
Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Migjeni”, teksa në njoftimin e policisë nuk specifikohet se në cilin kat jetonte. Mësohet se fëmija është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.null
“Në bulevardin “Migjeni”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit ku banonte fëmija e mitur e moshës 9-vjeçare, e cila po dërgohet në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.