Home Kryesore “Nuk jam larguar kurrë nga PD”/ Çfarë po paralajmëron Topalli?

“Nuk jam larguar kurrë nga PD”/ Çfarë po paralajmëron Topalli?

435
0

Ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli, në një intervistë televizive ka bërë me dije se pas largimit të Lulzim Bashës, do të japë kontributin e saj për Partinë Demokratike. Zonja Topalli ka sqaruar edhe pozicion e saj sa i përket një kandidimi të mundshëm për postin e kreut të selisë blu. Ajo shpjegoi se një gjë e tillë nuk është në planet e saj, pasi PD sipas saj i ka dhënë provat që është e Sali Berishës.

“ Unë kam thënë se kur të ikë Lulzim Basha, unë do të kthehem në PD. Shumica kanë ardhur tek ato kauza që unë kam ngritur gjatë viteve. Unë do të dëshiroja që të mbështesja një proces të sinqertë dhe të vërtetë me kushtin që të gjithë ata që kanë mbështetur Lulzim Bashën gjatë kësaj periudhe të tregojnë që distancohen nga politika e klientelizmit me vepra. Unë besoj në bashkime vlerash. Nëse kjo do bëhet, unë do të jem e përfshirë. Unë nuk jam larguar kurrë nga Partia Demokratike.

Unë jam aty ku kam qenë gjithmonë. Janë të tjerët që po afrohen tek unë. Nuk kam ambicie për të qenë kryetare e PD, kjo është parti që ka treguar se është e Sali Berishës. Të thuash të kundërtën është si të gënjesh veten. Më pëlqen apo nuk më pëlqen, ky është realiteti”, tha ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here