Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se kundërshtarët e tij politikë janë të tmerruar, pasi e dinë se ai po rikthehet fuqishëm në politikë.
I pyetur se tashmë ka dalë një teori e re ku thuhet se Berisha do të japë jetën për PD-në, ish-kryeministri tha se këto janë teori të sponsorizuara nga Soros dhe Rama.
Ai theksoi se shumë shpejt do të zgjidhet në krye të PD.
“Të gjitha këto teori kanë frymëzim Ramën dhe Sorosin. Është një fushatë e sponsorizuar me shuma të mëdha nga Rama dhe Sorosi, sepse e shohin se finalja e këtij procesi po vjen dhe Sali Berisha nëse më votojnë do të jetë kryetari i ri i PD-së”.