Ende nuk ka asnjë kandidat për President as nga mazhoranca e as nga opozita.
Dje ka qenë afati i fundit, por as mazhoranca prej së cilës pritej një kandidat, nuk e ka respektuar këtë afat.
Sot pritej që të zhvillohej raundi i parë i votimit në Kuvend.
Dyshohet se PS-ja qëllimisht po i “djeg”, raundet e votimit, pasi zgjedhja e tij kalon në 5 raunde në Kuvend.
Në 3 raundet e para kandidati duhet të marrë 3/5 e votave në Parlament, ose 84 vota.
Kushtetuta e Shqipërisë parashikon që raundi konsiderohet i bërë edhe nëse nuk paraqitet asnjë kandidat. Pra, opozita nuk e bllokon procesin as me mospjesëmarrjen e saj në seancë, që do ta bënte të pamundur plotësimin e kuorumit në 3 raundet e para, 84 vota.
Ndërsa në dy raundet e fundit, për të zgjedhur Presidentin e ri mjaftojnë 71 vota të deputetëve, vota që PS-ja i ka dhe mund të zgjedhë kë të dojë.
Në Kushtetutë parashikohen edhe rastet ekstreme. Nëse presidenti nuk zgjidhet as në raundin e pestë, Kuvendi shpërbëhet.