Home AKTUALITET Dy shqiptarëve iu premtohet punë në ndërtim, përfundojnë roje kanabisi!

Dy shqiptarëve iu premtohet punë në ndërtim, përfundojnë roje kanabisi!

886
0

Klaus Pepa dhe Meleq Smailaj, me origjinë nga Shqipëria, flinin në dyshekë në një ndërtesë të braktisur në Staffordshire teksa ushqenin dhe ujitnin më shumë se 1200 bimë kanabisi me vlerë 550,000£.

Dy shqiptarët kishin kishin dy muaj që kishin nisur punën ndërkohë që kishin mbërritur në Angli të futur në pjesën e pasme të kamionëve me premtimin për punë ndërtimi në Burton. Por shqiptarét përfunduan duke fjetur në tokë dhe duke ngrënë jashtë koshave për të mbijetuar. Dy shqiptarët u zbuluan më 4 mars të këtij viti, pasi ndërtesa kishte grumbulluar një faturë shumë të lartë të energjisë elektrike e cila mbeti e papaguar. Por kur punonjësit e energjisë elektrike mbërritën aty panë bimët e kanabisit në faza të ndryshme të rritjes në shtatë dhoma. Pepa, 32 vjeç dhe Smailaj, 21 vjeç, u paraqitën në Gjykatën e Stafford Crown të enjten, më 19 maj, përmes një videoje nga burgu Dovegate. Prokurori Philip Beardmore tha për Smailsj! në gjykatë:

Ai mbërriti në Britaninë e Madhe para dy muajsh dhe erdhi i fshehur në anën e pasme të një kamioni dhe shkoi direkt në Burton. Nuk kishte vizë, nuk punonte. Ai nuk ka të ardhura, nuk ka llogari bankare dhe nuk ka familjarë që jetojnë këtu. Ai nuk e kishte idenë se kush e kishte shtëpinë ku ai ishte strehuar. Ai tha se nuk ishte paguar për t’u kujdesur për kanabisin.

Në gjykatë u tha se nëna e Smailajt vuante nga probleme shëndetësore dhe kërkonte një kujdestare me kohë të plotë. Në Shqipëri ai kishte mbaruar vitin e parë për ekonomi në Fakultetin e Ekonomisë. Megjithatë, atij iu desh të linte vitin e dytë pasi nuk mund të përballonte tarifat. Ai vendosi të vinte në Mbretërinë e Bashkuar për një jetë më të mirë. Ai shpresonte të shlyente borxhin e universitetit dhe të mbante familjen.

Ai mori hua 27,000 £ për udhëtimin e tij në Mbretërinë e Bashkuar pasi i kishin thënë se i kishin siguruar punë në industrinë e ndërtimit në Burton për 100 £ në ditë. Megjithatë, kur ai mbërriti në Burton, personi që i ofroi punë ndryshoi numrin e telefonit dhe nuk humbi kontaktet me te. Kështu Smailaj përfundoi duke ngrënë jashtë koshave. Më vonë ai ishte në gjendje të gjente punë për 100 £ në ditë, por jo çdo ditë. Më pas atij iu ofrua një punë në kopshtari të kanabisit, ku iu tha të ujitte bimët dhe të ndizte e fikte dritat.

Ndërkohë avokati mbrojtës i Pepës, Darren Whitehead, tha se ai kishte një histori e ngjashme me atë të shqiptariti tjetër pasi ai kishte fatura mjekësore dhe arsimore për të paguar dhe pasi hyri ilegalisht në MB. Dy shqiptarëve iu tha se do të dëbohen pasi të kenë vuajtur gjysmën e dënimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here