Home Kryesore Raundi i dytë për Presidentin/ Seanca plenare dështon pa nisur

Raundi i dytë për Presidentin/ Seanca plenare dështon pa nisur

288
0

Teatri me zgjedhjen e Presidentit vijon. Një ditë më parë ishte afati i fundit ku duhej të dorëzoheshin emrat e kandidatëve, por sërish nuk ka patur asnjë kandidat nga opozita apo mazhoranca, e cila duket se po luan lojën duke djegur qëllimisht raundet.

Ndërkohë sot do të mbahet seanca plenare për zhvillimin e raundit të dytë për zgjedhjen e Presidentit. Nëse opozita nuk paraqet kandidatët atëherë i lë rrugën e lirë mazhorancës për të zgjedhur vetë Presidentin.

Kushtetuta e Shqipërisë parashikon që raundi konsiderohet i bërë edhe nëse nuk paraqitet asnjë kandidat. Pra, opozita nuk e bllokon procesin as me mospjesëmarrjen e saj në seancë, që do ta bënte të pamundur plotësimin e kuorumit në 3 raundet e para, 84 vota.

Në dy raundet e fundit, mjaftojnë 71 vota të deputetëve, kështu PS mund të zgjedhë e vetme Presidentin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here