Home AKTUALITET A është i blerë nga kryeministri Rama lideri i PD-së, Lulzim Basha?

A është i blerë nga kryeministri Rama lideri i PD-së, Lulzim Basha?

2182
0
A është i blerë nga Kryeministri Rama lideri i PD-së Luzlim Basha?
A është i blerë nga Kryeministri Rama lideri i PD-së Luzlim Basha?

Ditën e djeshme kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha shprehu qëndrimin e tij pro ardhjes së afganëve në vendin tonë. Pra me të njëjtin mendim me të kryeministrit Edi Rama.

Basha në rrjetet sociale ka njoftuar se mbështet vendimin e Ramës dhe si anëtarë të NATO-s sipas tij Shqipëria ka detyrime.

“Si anëtare e NATO-s, Shqipëria gëzon të drejta dhe detyrime. Nga këto detyrime lindin përgjegjësitë për të qëndruar pranë partnerit tonë strategjik SHBA dhe aleatëve tanë në zgjidhjen e krizës humanitare që po precipiton në Afganistan. Shqipëria duhet të bëjë, ashtu sikurse e kemi bërë më parë, pjesën e saj, në proporcion me kushtet dhe mundësitë tona. Empatia dhe solidariteti kundrejt atyre që kanë luftuar për të krijuar një rend demokratik në Afganistan, nuk mund të mungojë”, ka shkruar Basha dje, në rrjetet sociale.

Ky reagim ka acaruar demokratët, jo për ardhjen e afganëve por se herë pas herë Basha vërteton se është në një linjë me Ramën.

Që pas marrëveshjes së 17 Majit që kreu i opozitës nuk e pranon, sipas demokratëve ai është i blerë dhe është një lodër në duart e Ramës. E në fakt të drejtë kanë.

Ai e ka lënë opozitën tri mandate në opozitë, një herë e vodhën, të dytën e vodhën prapë, e të tretën e vodhën më shumë se dy herët e tjera. Kjo të paktën siç shprehet vetë Lulzim Basha.

Nëse sheh me kujdes komentet që demokratët e thjeshtë, besnikë i shkruajnë kreut të selisë blu, duke qartë zemërimi që kanë për të edhe nga njëra anë mbase kanë edhe të drejtë. U ka humbur durimi.

Disa i thonë tradhëtar, e më ironi e ngacmojnë që shyqyr që u zgjua nga gjumi:

“Lulzi, pa shtyllë kurrizore, grabitqar i Opozitës, je njëshi i tradhëtisë…ik, krijesë e ndryrë, tradhtar.. Futja gjumit ti… se edhe ti je pjesë e kësaj maskarade.. solidariteti dhe mikpritja janë në DNA të shqiptarëve, por jo pazaret dhe trafiqet njerëzore..o, gjigand u zgjove nga gjumi ti, tre muaj pa folur dhe tani u kujtove..je lider qesharak”, i shkruajnë disa nga demokratët.

Disa që u djeg shpirti e mësojnë se ç’duhet të bëjë. Ata i thonë që të zgjohet nga gjumi të mbledhë njerëzit e të dalë në protesta, e më këtë rast të tregojë që nuk është i blerë apo i kapur nga i pakapshmi Edi Rama.

“Ke përgjegjësinë kryesore, si lideri i Opozitës për shpopullimin e vendit. Çohu nga gjumi dhe nxirr njerëzit në shesh, tregoje veten që s’je i blerë apo i kapur nga Rama…ik o tradhtar i shqiptarëve të lirë. E ke treguar veten impotent dhe pa integritet….Ky vetëm di të fotografojë aksionet e Kanan Tafilit (Edi Ramës)… Rama thotë të vërtetën kur shprehet se me këtë legen do të qëndrojmë gjithnjë në pushtet…”, shkruajnë të tjerë demokratë të zemëruar nga sjelljes së kreut të PD-së Lulzim Basha.

Zemërimi i tyre që shprehet nëpërmjet komenteve të shumta është tepër i madh, po aq sa edhe heshtja dhe dështimet e Bashës.

Opozitës i duhet një lider, një lider që ti udhëheqë. Pasi me këto ritme Edi Rama do të mbretërojë për shumë vite, si psh Erdogan, Putin etj. 

Edi Rama përballë kësaj opozite të shkatërruar ku LSI- PD janë shkërmoqur e nuk flasin me njëra-tjetrën, kryeministri duhet të ketë frikë vetëm nga vetë Edi Rama.

Kanë të drejtë demokratët, u qan zemra për një lider. Ata e shohin realitetin çdo ditë. Mirëpo me një luan cirku si Basha, dhe me një LSI në grahmat e fundit nuk mund të përmbyset një lojtar i fortë si Rama.

U përpoq Meta dhe në fakt po ja dilte. Organizoj manifestimin e 2 Marsit mijëra qytetarë të revoltuar nga keqqeverisja dolën në shesh. Nuk dolën për Metën, por kundër Ramës. Presidenti mori zemër dhe sulmoi ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim. Me amerikanët nuk ka fituar askush e jo më Ilir Meta. E kështu edhe kjo mundësi që ishte, u zhduk. Ilir Meta DËSHTOI.

Duhet të krijohet një OPOZITË e RE, e dalë nga shpirti i revoltuar i demokratëve dhe të zhgënjyerit e PS, e çdo qytetar që mendon se kjo qeveri duhet përmbysur.

Deri atëherë Edi Rama është i qetë, më i qetë se gjumi që Lulzim Basha bën ditë e natë.

ÇOHU LUL ÇOHU, BËHU LIDER, MBUSHU ME FRYMË DHE DIL NË SHESHE E TREGO QË RAMA NUK TË KA BLERË.

TELEGRAF ALBNIA/ M.N

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here