Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka folur në lidhje me incidentet të cilat ndodhën në kryeqytet, një natë para finales të Conference League Tiranën.
Hoxha tha se reagimi i policisë ishte perfekt në datën 24, pasi ju la të kuptonin tifozëve holandezë se këtu edhe mund të rrihesh por dhe arrestohesh.
Sipas gazetarit ishte pikërisht sjellja e policisë në datën 24, ajo që bëri të mundur një finale pa incidente.
“Aktualisht janë vetëm dy tifozë holandezë të arrestuar, janë ata që dhunuan tifozët shqiptarë te “Ushtari i Panjohur”. Tifozët holandezë nuk i frikësohen policisë, ata motivohen nga uniforma. Në përplasjen trup me trup, me fizikun që kishin ata dhe me fizikun që kanë forcat tona, dihet si shkon, ata policët tanë i marrin përpara.
Dy shtetasit holandezë nesër dalin për masë sigurie. I kemi arrestuar i kemi çuar në burg. Përfshirë në të gjithë totalin, policia kishte një detyrë të vështirë, mënyra se si reagoi policia në datë 24, shpëtoi datën 25“, tha Hoxha.