Një aksident tragjik është regjistruar mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00 në zonën e Kamzës.
Drejtuesi i mjetit 35 vjeçar, i bërë tapë me alkool, ka përplasur shtetaset N. Sh., 57 vjeçe, dhe R. Ç., 20 vjeçe. Për pasojë mësohet se ka ndërruar jetë 57 vjeçarja, teksa ka mbetur e plagosur në gjendje të rëndë 20- vjeçarja.
Pas ngjarjes policia ka vënë në pranga shoferin e makinës që shkaktoi aksidentin me një viktimë dh enjë të plagosur., konkretisht shtetasin S. D., 35 vjeç, banues në Tiranë.