Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në Pisa të Italisë. Mësohet se një fëmijë 3-vjeçar ka humbur jetën në një fermë të Peccioli, pasi është rrëzuar në shkallë. 3-vjeçari ka rënë nga shkalla teksa po luante, duke u përplasur me një shishe dhe xhami e ka plagosur për vdekje duke i prerë fytin.
Ekipet e shpëtimit, të mbërritur në vendngjarje, u përpoqën për një kohë të gjatë për ta ringjallur të voglin por fatkeqësisht nuk kishte asgjë për të bërë. Fëmija ishte djali i një çifti gjerman me pushime.