Home Kryesore PS propozon emrin, kush do të jetë Presidenti i ri i Shqipërisë?

PS propozon emrin, kush do të jetë Presidenti i ri i Shqipërisë?

403
0

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bajram Begaj, ka pranuar propozimin e Kryeministrit Edi Rama për të marrë postin e Presidentit të ri të vendit.

Bajram Begaj është emri i ri i propozuar nga kryesia e Partisë Socialiste për të qenë në krye të shtetit. Begaj, i cili vjen nga karriera ushtarake, bëhet kështu Presidenti i tretë nëse do të zgjidhet në Kuvend, pas ish-Presidentit Alfred Moisiut dhe të ndjerit Bujar Nishani.

Ndërkaq, para disa minutash, Edi Rama ka folur pas mbledhjes së PS-së për emrin e Presidentit dhe ka deklaraur se kjo forcë do mbështetë Bajram Begajn, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Rama tha se janë përjashtuar emrat e kandidatëve që vijnë nga Partia Socialiste.

Kush është Bajram Begaj?

Gjeneralmajor Bajram Begaj ka lindur më datë 20 mars 1967, në Rrogozhinë. Në vitin 1989, gjeneralmajor Begaj ka përfunduar studimet pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë, Dega Mjekësi e Përgjithshme, dhe është titulluar oficer aktiv në specialitetin “Mjekësi” në vitin 1998.

Përpara se të merrte detyrën e shefit të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj, për një periudhë trevjeçare, ka shërbyer në detyrën e komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes.

Gjatë karrierës së tij ushtarake, gjeneralmajor Bajram Begaj ka shërbyer në pozicione të ndryshme drejtuese në Forcat e Armatosura, si: zëvendësdrejtor i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”; drejtor i Përgjithshëm i Spitalit Ushtarak Qendror Universitar; drejtor i Inspektoratit Shëndetësor, kryeinspektor dhe këshilltar i Inspektoratit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm të FA; shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake dhe zëvendësdrejtor i Spitalit Universitar të Traumës, si dhe detyra të tjera në strukturat e Forcave të Armatosura.

Gjeneralmajor Begaj ka ndjekur kualifikime dhe specializime të ndryshme në fushën ushtarake dhe atë mjekësore, në institucionet arsimore brenda dhe jashtë vendit. Ai ka përfunduar Kursin e Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen pranë Akademisë së Forcave të Armatosura, Shkollën e Thelluar Pasuniversitare të Mjekësisë dhe specializimin pasuniversitar në profilin Gastrohepatologji, pranë Fakultetit të Mjekësisë Tiranë.

Gjithashtu ka ndjekur kursin e menaxhimit spitalor dhe kursin e lidershipit mjekësor strategjik, në SHBA, Kursin e Lartë Ndërkombëtar të Menaxhimit të Mbrojtjes, pranë Institutit të Menaxhimit të Burimeve të Mbrojtjes në Shkollën Pasuniversitare të Marinës në SHBA, Seminarin e Lartë Ekzekutiv pranë Qendrës Marshall, Gjermani, si dhe kurse e kualifikime të tjera ushtarake.

Gjeneralmajor Bajram Begaj, ka përfunduar “Doktoratën në Fushën e Mjekësisë”, pranë Fakultetit të Mjekësisë si dhe mban titullin “Profesor i Asociuar” në Mjekësi. Njëkohësisht është vlerësuar me medalje të ndryshme për arritje gjatë karrierës se tij ushtarake.

Gjeneralmajor Bajram Begaj flet rrjedhshëm gjuhën angleze.

Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here