Kuvendi i Shqipërisë me 78 vota pro ka zgjedhur Presidentin e ri të Republikës Bajram Begën.
Bega u zgjodh me votim të fshehtë, ndërsa “pro” tij votuan 74 deputetët e PS, 3 të PSD-së së Tom Doshit, dhe një deputet i opozitës, një deputet ka abstenuar.
Nga opozita ata që votuan ishin deputetët e PDIU-së, Mesila Doda, Shpetim Idrizi, Nusret Avdullai, dhe nga LSI Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Erisa Xhixho.
Deputetët e PD-së që mbështesin Enkelejd Alibejn, si ato që mbështesin Berishën nuk kanë votuar.
Presidenti i ri do të marrë detyrën me 24 korrik të këtij viti.