Deputetja Luljeta Bozo e ftuar në një emision televiziv ka shprehur disa opinione në lidhje me tema të ndryshme përfshirë këtu Open Balcan, apo pensionet. Ndërkaq ajo bëri edhe një deklaratë në lidhje Berishën ku u shpreh se askush nuk është i përjetshëm. Deputetja 80-vjeçare u shpreh gjithashtu se duhet hapur rruga për të rinjtë:
“Sado eksperiencë të kesh duhet të hapësh rrugë për të futur të rinjtë. Të marrësh përsipër të drejtosh forcën më të madhe opozitare, duhet të kishte dhënë më shumë hapësirë të rinjve PD që mund ta çonin më përpara. S’mund të jesh i përjetshëm, ti mund të punosh por po nuk tërhoqe mbrapa brezin e ri nuk ecën puna”.