Home AKTUALITET Atentate çdo ditë, zbulohet cilat janë bandat dhe qytetet më të rrezikshme...

Atentate çdo ditë, zbulohet cilat janë bandat dhe qytetet më të rrezikshme në vend

986
0

Kriminaliteti në vendin tonë po merr përmasa të mëdha çdo ditë e më shumë pasi numri i atentateve sa vjen e shtohet. Larje hesapesh, prishje pazaresh droge dhe konkurrenca mes bandave janë vetëm disa prej motiveve pse ndodhin vrasje në vendin tonë. Gazetarja Klodiana Lala gjatë një emisioni televiziv ka treguar se cilat qytete janë problematike për sa i përket kriminalitetit në vend dhe Tirana është ajo që mban vendin e parë.

Kemi disa qytete problematike, Tirana mban vendin e parë sepse ndërthur shumë interesa. Elbasani ka patur kohët e fundit një seri ngjarjesh. Durrësi ka një kriminalitet të shtuar. Ka patur atentate mafioze. Më i fundit ishte vrasje e një personazhi me nofkën Maneci. Është mbyllur goja e një prej njerëzve që mund të jepte të dhëna për shumë ngjarje, që nga vrasja e Skerdilajd Konomit. Një tjetër ngjarje, atentati me snajper ndaj Ardian Capjes. Ai ishte në kulmin e luftës politike, pati atentat në distancë.

Kemi edhe atentatet në Nikël. Kemi patur Mariglen Hakën. Është qëlluar me 100 plumba. Mbijetoi dhe për fat të keq u vra halla e tij, Shpresa Basha, një viktimë totalisht kolaterale. I mbijetoi një atentati të dytë pak ditë më parë në Nikël. Në Fier, është Demir Backa. E kam konsideruar vrasjen e tij, si një çekuilibrim të botës së krimit. Rasti i fundit, Bardhok Pllanaj. Mbështeste politikën, një kandidat të LSI. Kishte qenë ekuilibrues mes grupeve në Shkodër. Vrasja e tij ka hapur një kalvar hakmarrjesh. Mendohet se të gjithë zanafillën e ka në Nikël.

Ndërkohë e pyetur se cilat janë bandat që e zotërojnë Shqipërinë, gazatarja tha se në Elbasan janë Capjat dhe Alibeajt ndërsa në Tiranë tha se bandat kanë lidhje me politikën.

Kemi në Elbasan disa grupe tradicionale. Grupi Capja i njohur historikisht. Kundërshtarët e tij, grupi ku merr pjesë edhe Suel Çela. Në Elbasan kohët e fundit, dolën në pah dy grupe të reja. Grupi Alibej që ka qenë shumë radikalë dhe grupi Copja, me bazë në Dubai, kundërshtarët e tyre. Në Tiranë, janë aq të ndërthurur, janë me palë politike. Për shumë grupe, jam në pamundësi për të folur. Kam të dhëna që operojnë, por nuk ka dokument zyrtar që të më mbrojë ligjërisht. Me cfarë kam parë, janë 3-4 personazhe të botës së krimi edhe brenda burgjeve, që po shtrijnë influencën në tendera dhe koncesione.

Në Durrës kemi patur grupin e Lulzim Berishës, të Plarent Dervishës, grupi i atij që njihet si Rrumi. Kemi grupin Avdylaj me ndikim politik, shitblerje votash. Po të shkojmë në Nikël, Kemi Durim Bamin, më herët Enver Stafukën, Mariglen Hakën. Vlora, ata që janë krerët e grupeve nuk rrinë në Vlorë, por në Spanjë dhe në Amerikën Latine.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here