Home AKTUALITET Princi ministër i Arabisë Saudite vizitë në Tiranë/ Bashkëpunim ekonomik mes dy...

Princi ministër i Arabisë Saudite vizitë në Tiranë/ Bashkëpunim ekonomik mes dy vendeve

603
0

Princi ministër i Arabisë Saudite, Princi Faisal bin Farhan Al-Saud po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë, ku është takuar me kryeministrin Edi Rama.

Kjo vizitë sipas Ramës është tregues i bashkëpunimit mes dy vendeve.

Rama tha se është rënë dakord për të mbledhur sa më parë komitetin e përbashkët, mbledhjet e të cilit nuk janë zhvilluar për shkak të pandemisë.

“Vizita e tij, hapja e një kapitulli për takimet bilaterale. I përsërita ftesën për të pritur princin e Kurorës. Besoj që tani më jemi në kushtet kur mund të shohim me optimizëm mundësitë e investimeve, të rritjes së volumit tregtar, bashkëpunimit në tërësi, ramë dakord për të mbledhur Komitetin e Përbashkët, që u mblodh në 2019, për të adresuar prioritetet për thellimin e bashkëpunimit ekonomik”,- tha Rama.

Një çështje tjetër e rëndësishme për të cilën foli kryeministri ishte dhe procesi i njohjeve të Kosovës nga vendet e Ligës Arabe dhe Organizatës së Bashkëpunimit Islam, ku tha se do të ketë bashkëpunim me Arabinë Saudite.

Dua të theksoj që Arabia Saudite e ka njohur Republikën e Kosovës dhe ka qenë një nga mbështetëset e rëndësishme për kandidaturat e Kosovës. Patjetër që zëri i Arabisë Saudite është një zë me shumë peshë dhe ne do vazhdojmë të bashkëpunojmë me princin Faisal, i cili jemi me fat që është në krye të punëve të jashtme për shkak të njohjes së thellë dhe ndjeshmërisë së posaçme që ka për rajonin tonë. Do bashkëpunojmë që të rrisim ndjeshmërinë dhe qartësinë e atyre vendeve të Organizatës së Bashkëpunimit Islam dhe të Ligës Arabe që ende nuk e kanë njohur Kosovën. Dua ta falënderoj me gjithë zemër ministrin e Jashtëm dhe mikun tonë edhe për angazhimin e tij për t’i dhënë një shtysë së rëndësishme rritjes së komunikimit mes kompanive dhe për të krijuar një hapësirë ndërveprimi në sektorin privat, në funksion të interesave të ndërsjella”, deklaroi Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here