Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në Rrugën e Elbasanit në Tiranë, ku ka humbur jetën një i ri.
Sipas njoftimit të bërë nga policia mësohet se një 27-vjeçar duke punuar në një lokal ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën në spital.
“Më datë 11.09.2021, rreth orës 12:45, në Rrugën e Elbasanit, dyshohet se duke punuar në një lokal ka rënë kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën në spital shtetasi G. B., 27 vjeç”, thuhet në njoftimin e bërë nga policia.