Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim këtë pasdite mori pjesë në eventin ”Festivali i Kulturës Izrael -Shqipëri”, ku ka folur me superlativa për shqiptarët dhe Shqipërinë. Për të nëse një ditë do të rastisë të jetë në vështirësi, do të vijë në Shqipëri për ndihmë teksa bëri apel që bota të nxjerrë mësime nga ky vend i vogël.
”Janë thënë shumë gjëra për shqiptarët, por e vërteta është se shqiptarët janë njerëz të mikëpritjes dhe kurajos.
Sa herë që dikush është në nevojë, shqiptarët ndihmojnë, e bënë gjatë Luftës së Dytë Botërore, e ribënë tani. Kur bota kalon në situata që duhet të mbajë shënime, shqiptarët ofrojnë bukë e kripë e zemër.
Jam vërtet shumë krenare që jam këtu, e di si një qënie njerëzore, nëse do të rastis të jem në vështirësi do të vij në Shqipëri. Këto janë mësime që duhet ti mësojë bota nga ky vend i vogël. Eshtë një vend i vogël me zemër të madhe”.