Home AKTUALITET Shkarkohet gjyqtarja e Korçës/ Shtëpia me tre kate i kushtoi karrierën

Shkarkohet gjyqtarja e Korçës/ Shtëpia me tre kate i kushtoi karrierën

462
0

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka shkarkuar sot nga detyra  gjyqtares së Gjykatës së Korçës, Ariola Kristo.

Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar të mërkurën Komisioni bëri me dije se kishte gjetur gjatë hetimit administrativ një sërë problemesh në pasuritë e gjyqtares së Korçës Ariola Kristo.

Sipas Birn, problemet lidheshin kryesisht me mungesën e burimeve të ligjshme për ndërtimin e një shtëpie 3 kate plus bodrum në qytetin e Korçës në vitet 2006-2008.

Në seancë u relatua se nga analiza financiare ishte konstatuar balancë negative fondesh ne shumën 6.8 milionë lekë, për kryerjen e investimeve dhe përballimin e shoenzimeve.

Trupi gjykues që kreu procesin e rivlerësimit për Kristob kryesohej nga Lulzim Hamitaj, me relatore Alma Faskaj dhe anëtare Genta Tafa (Bungo).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here