Ish-kryeministri Sali Berisha sot gjatë një konference për mediat, ndër të tjera është pyetur nga gazetarët edhe nëse do ta votonte emrin e Fatos Nanos, si President.
“Unë mendoj që nuk ia vlen t’i prishim privatësinë.
Lëreni, ai është akomoduar në jetën e tij. Më mirë ta lëmë ta vazhdojë atë, mos ta citojmë”-tha Berisha.