Home Kryesore A paguhej si këshilltare në Bashkinë e Tiranës gjatë qëndrimit në Big...

A paguhej si këshilltare në Bashkinë e Tiranës gjatë qëndrimit në Big Brother?/ Monika thyen heshtjen

1337
0

Aktorja Monika Lubonja ishte konkurrentja e fundit që doli në spektaklin e kaluar, duke mos mundur dot të shkojë deri në finale.

Por pavarësisht kësaj, aktorja është shprehur në dalje të ndryshme televizive se ka qenë një eksperiencë e bukur dhe se e ka shijuar qëndrimin brenda shtëpisë.

Por gjatë kohës që Monika ka qenë në Big Brother, në vendin tonë plasi skandali i pagave, ku kjo e fundit rezultoi se paguhej nga Bashkia e Tiranës si këshilltare me një rrogë prej 114 mijë lekë të reja.

Ditën e sotme, aktorja ka reaguar për herë të parë, duke thënë se ka 4 muaj që nuk është paguar dhe në momentin që është futur në lojë, ka kërkuar vetë që t’i ndërpritej paga.

Kam kërkuar të më ndërpritet paga, ndaj nuk jam paguar për 4 muaj. Edhe sot që jam me juve jam e pa paguar dhe kjo mund të vërtetohet lehtësisht dhe kjo është fatkeqësia e opinionit që marrin diçka, e sjellin dhe e japin bruto”, tha Monika.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here