Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Mamurras-Laç, me pasojë humbje jete të një 35-vjeçari.
Bëhet me dije se në aksident është përfshirë një makinë dhe një motor, ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motorit Besim Seli.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.