Home POLITIKE Avokat Ngjela: Shqipëria s’fiton gjë nga Open Balkan, i intereson vetëm Vuçiçit...

Avokat Ngjela: Shqipëria s’fiton gjë nga Open Balkan, i intereson vetëm Vuçiçit për Kosovën

1238
0

Avokati i njohur Spartak Ngjela thotë se nisma “Open Balkan” nuk ka për të funksionuar.

Ai u shpreh në emisionin “Ora e Betit” se nisma për Ballkanin e Hapur i intereson vetëm kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç. Sipas Ngjelës, Shqipëria nuk fiton gjë nga kjo nismë që do të mbysë tregun ballkanik me mallra serbe, kjo për shkak të çmimit të ulët që kanë.

“Kanë marrë një grua që do ikë aty dhe thotë “Open Ballkan”. Çfarë domethënë ajo? Nuk bëhet Open Balkan. E thotë me eufori kryeministris serb, se mos kupton gjë ai çfarë është. Janë mallrat. Tregu skandinav ka qenë para se të hynin në BE. Pa pyete si i kanë marrëdhëniet sot? Tregut shqiptar nuk i intereson Open Balkan, nuk ka prodhim industrial. Çmimi shkatërron gjithçka në treg. Një Ballkan i Hapur siç thonë këta, pa dogana, do të thotë çmimi i mallrave serbe është i ulët. E di pse? Se kanë subvencion ata. Po ky lloj bashkimi bëhet se e do Vuçiç për Kosovën”, deklaroi Ngjela.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here