Albania Post (ose Baton Haxhiu) i qan hallin asaj që ra ‘vetë në gropë’, pa filluar mirë. Para dy ditësh nxori projektet dhe pagat e stafit të RTSH për autorët, gazetarët dhe prezantuesit e papaguar, por të njëjtën skemë po bën dhe shoqja e tij, Eni Vasili. Madje, pa futur mirë ‘këmbët’, këtë skemë bëri me shokun e saj Alban Dudushi, që për dy ditë transmetim për zgjedhjet, u pagua si i jashtëm me një honorar të majmë, sa rroga e 2 emisioneve të të tjerëve.
Tani shpërblimi është vazhdimësia e emisionit “Open” të Eni vasilit nga Dudushi, i cili për kontratën si i jashtëm sakrifikoi edhe emrin e emisionit të vet, vetëm të jetë brenda. Këtë sezon në RTSH nis emisioni politik “Open”, me prezantues Dudushin dhe autorësi të Eni Vasilit, edhe pse në titra ky emër do të mungojë.
Batoni, që iu sul RTSH-së për ta shkrirë dhe pasaj i ‘dha mend’ shoqes së vet për të marrë drejtor informacionin shokun vet Armand Shkullaku, i bëri nderin e radhës Enit, duke bërë avokatin për një arsyetim ‘të paarsyetueshëm’. Duke dashur të mbrojë mikeshën me dokumente të nxjerra nga zyra e shoqes së Enit, Anduena Manushi, drejtoreshë programacioni, Haxhiu ‘shiti si gjetje’ dhe rrënjë të hallit honoraret e stafit të jashtëm, të ngjashme me pagat që këta individë apo kolegët e tyre marrin aktualisht nëpër ekranet e tjera. Gjithsesi, nëse do të ishte puritan ai që e shkruajti dhe aq më tepër ajo që e porositi shkrimin, do të ishim të qetë, por ky që flet dhe ajo që vepron, bëjnë po njësoj …
Në fund të fundit, dëmin RTSH-së po ia sjellin drejtuesit që detyrojnë njerëzit t’u drejtohen gjykatave, duke e thelluar krizën. U leverdis më shumë t’u japin rrogat deri në përfundim të kontratës, sesa të paguajnë 10 herë më shumë.
Diçka çalon në këtë mes, pasi, para se Eni të vinte ‘në pushtet’ rrogat jepeshin, mirëmbajtia paguhej, kuota 30 milionë lekë të vjetra në UBE (Eurovision) paguhej në dhjetor dhe qershor (60 mijë euro në vit. Një kosto jo e madhe), honoraret paguheshin, orët jashte orarit paguheshin, dhe jepej edhe shpërblim dhe fraza “nuk ka lekë” nuk ishte dëgjuar.
E duket se lajtmotivi “nuk ka lekë” ka shoqëruar që ditën e parë drejtorevicën e re…. Dhe çuditërisht Eni po bën të njëjtën gjë si paraardhësit, të cilët i shan dhe i nem që ditën e parë që ka marrë punën.
Vasili hoqi njerëzit e drejtorëve pararendës dhe po vendos të vetët!
Nuk ka lekë për staf të jashtëm, por Eni Vasili ka marrë po staf të jashtëm si prezantues.
Flori Gjini nga Euronews me kontratë si i jashtëm – prezantues dhe autor i pasdites (page si prezantues dhe si skenarist)
◦ Njoftimi për stafin e ri u bë në vetë faqen e RTSH në IG, për të cilën Pamfleti ka shkruar më herët.
◦ Në postimin e Promo-s së re në rrjetet sociale komentet janë të mbyllura, që audienca ta mos komentoja, gjykoja dhe japë mendimin e vet për ‘gjetjet e drejorevicës’, që nuk janë as më shumë e as më pak, sikundër kanë bërë pararendësit.
Këtu mund të përmendin Fjodora Fjorën, e cila ka emision dreke. Moderatorja paguhet si e jashtme dhe merr page si prezantuese dhe skenariste.
Një tjetër emër është ai i Eva Idrizllarir, e cila paguhet si skenariste e jashtme, duke qenë mikeshë e herehme në RTSH-në e Eni Vasilit, tani skenariste e nje emisioni gatimi.
Krist Martiro nga Cnn-A2 në emision mëngjesi, prezantues si staf i jashtëm, njëjtë si Florian Agalliu i cili reagoi në profilin e tij të Instagramit me titullin ‘RTSH gënjen’, kur në fakt është Eni dhe Batoni që gënjejnë.
Mes emrave ‘të përkëdhelur’ të drejtorevicës dhe Batonit, janë edhe disa çupëlina që, sigurisht do të marrin honorare të jashtme. Ju të tjerët ‘ngrohuni në diell’!