Bayerni tregon forcën që në super ndeshjen e parë ndaj Barcelonës, duke triumfuar thellë 3-0 në mitikun “Camp Nou”. Humbja 2-8 e vitit të kaluar nuk i ka shërbyer aspak ekipit të Koeman për të tentuar një hakmarrje, pasi ekipi gjerman ishte superior. Thomas Muller zhbllokoi rezultatin në minutën e 34-t, me një goditje nga distanca, që befasoi portierin Ter Stegen.
Bavarezët luajnë më mirë dhe në fillimin e së dytës gjejnë dhe golin e dytë. Musiala në minutën e 56-të ndalet nga shtylla, por më pas shkon në këmbët e Leëandoëskit që e ka të thjeshtë për ta shtyrë në rrjetë. Sulmuesi polak nuk i kishte mbyllur llogarit këtu, pasi 5 minuta nga fundi do të realizonte dhe golin e tretë, duke përfituar dhe nga shthurja e mbrojtjes blaugrana.
Juventus mori një fitore të ngjashme 3-0 në transfertën ndaj Malmos. Alex Sandro zhbllokoi rezultatin në minutën e 23-të me një goditje me kokë. Më pas në fundin e pjesës së parë, Dybala dhe Morata shënuan dy golat e tjera. Argjentinasi finalizoi një penallti, ndërkohë që sulmuesi spanjoll shfrytëzoi asistin e shokut të tij. Në grupin e bardhezinjve, Chelsea fitoi me vështirësi 1-0 nda Zenitit me një gol të Lukakut në fraksionin e dytë.