Ditën e sotme Kuvendi është mbledhur për të diskutuar rreth çështjeve që janë në rendin e ditës.
Por teksa deputetët merrnin fjalën në foltoren e Kuvendit, një situatë e sikletshme ka ndodhur jashtë me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Teksa ajo ishte duke u futur brenda ambienteve të Kuvendit ajo u rrëzua te dera. Këtë moment ministrja Balluku është përpjekur ta kalojë me sportivitet, ndërsa deputetët që ndodheshin me të pasi qeshën me situatën u kthyen ta ndihmonin.