Home Kryesore Berisha e konfirmon: Do kandidoj për kreun e PD

Berisha e konfirmon: Do kandidoj për kreun e PD

548
0

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me mediat dhe deputetë e mbështetës të Partisë Demokratike në selinë e partisë. Gjatë fjalës së tij për ribashkimin e Komisionit të Rithemelimit dhe Grupit Parlamentar të PD, Berisha u pyet nga gazetarët nëse do kandidojë për postin e kryetarit tani që Basha dha dorëheqjen. Berisha tha se ai do kandidojë për postin dhe fton çdo koleg të tij të garojë për postin në një garë të ndershme dhe të rregullt.

Pyetje: E konfirmoni kandidaturën në garën për kryetar të PD?

Berisha: Që të them se më detyron të përsëri përgjigjen, pa diskutim që unë do të jem në garë të hapur dhe ftoj cilindo koleg deputet dhe jo deputet që dëshiron të garojë. Është i mirëpritur në një garë të ndershme dhe të rregullt. I ftoj ata që duan të kandidojnë, të krijojnë ekipin dhe të përcaktojnë rregullat që dëshirojnë dhe ju garantoj se do jetë gara më e hapur që ka ndodhur ndonjëherë. Nuk vendos më Berisha për veten e tij, vendosi 6 marsi dhe një lëvizje unike në llojin e saj ku anëtarësia mori në dorë fatin e partisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here