Home POLITIKE Berisha mesazh demokratëve për zgjedhjet e 6 marsit: Votoni kandidatët e mi!

Berisha mesazh demokratëve për zgjedhjet e 6 marsit: Votoni kandidatët e mi!

325
0

Ish-kryeministri Sali Berisha po zhvillon sot një takim në Maqellarë të Dibrës, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Berisha theksoi se zgjedhjet e 6 marsit kanë një rëndësi të madhe dhe se janë një provë për opozitën e vërtetë.

Berisha iu kërkoi demokratëve të votojnë kandidatin e Shtëpisë së Lirisë, Premtim Kryemadhi.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Vij këtu sot me bindjen time të plotë se mbështetja juaj për Premtim Kryemadhin, njëri nga bijtë e përkushtuar të Dibrës, intelektual, familjar dhe demokrat që në ditët e para të themelimit të PD-së, zyrtar i ndershëm dhe i përkushtuar, njeri të cilin demokratët e Dibrës e zgjodhën me votën e tyre të lirë.

Vota dhe besimi juaj për Premtimin do kthehet në shërbim për ju. Premtim Kryemadhi do jetë një shërbëtor i bindur dhe i përkushtuar i juaji,” -deklaroi Berisha.

Zgjedhjet e 6 marsit janë një provë e madhe jo vetëm për kryebashkiakët që do zgjidhen, por janë një provë e madhe për opozitën e vërtetë shqiptare në tërësi. Ato mbartin mesazhin e fillimit të një ndryshimi të madh. Ato mbartin në vete, farën e shpresës për të cilën ka sot nevojë më shumë se për çdo gjë tjetër, familja shqiptare, të rinjtë shqiptarë.

Ne jemi në këto vite, një shoqëri në shpërbërje, vite në të cilat të rinjtë dhe fëmijët largohen nga familjet. Lënë prindërit vetëm dhe vetë marrin rrugë pa ditur se cila do jetë e ardhmja e tyre. E gjitha kjo jo se Maqellara, Dibra dhe Shqipëria nuk kanë pasuri, nuk kanë potenciale për të begatuar, për të punësuar, për të garantuar të ardhmen e të rinjve dhe fëmijëve të tyre, por sepse ndiqen politika të cilat janë absolutisht të ngjashme me platformën e Vaso Çubrilloviçit në Kosovë ndaj shqiptarëve,”- tha Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here