Home AKTUALITET Berisha: Yuri Kim është përfaqësuese e Ramës dhe jo e qeverisë amerikane

Berisha: Yuri Kim është përfaqësuese e Ramës dhe jo e qeverisë amerikane

898
0

Përveç akuzave të hedhura ndaj kryeministrit Edi Rama, por edhe pengut të tij Lulzim Basha, Berisha gjatë foltores së sotme në Mirditë ka “sulmuar” edhe ambasadoren e SHBA Yuri Kim.

“DASH deklaron në raportet e tij se Shqipëria ka një korrupsion të papërmbajtur në të gjitha nivelet, por si ka mundësi këto deklarata nuk përkthehen në deklarata të përfaqësuesve të SHBA në Tiranë.

Pra a janë transkriptuar, përkthyer këto konstatime serioze të qeverisë së SHBA, ndër më seriozet, në deklaratat e përfaqësuesve të kësaj qeverie këto 8 vite në Shqipëri? Kujtoni për një moment, ndaluni, Shqipëria është sot ngjitur në vendin e dytë të botës për ryshfetin. Ballkani i hapur si aleancë trilaterale është vendosja e hegjemonisë serbe në rajon, e automatikisht është influencë ruse në rajon.

Europa vjen e deklaron se ky është i dëmshëm me zërin e përfaqësuesve më të lartë të saj. DASH deklaron se është i dëmshëm kështu siç është. E keni dëgjuar ndonjë deklaratë të tillë ju nga përfaqësuesit? Lavdërim sikur të jenë përfaqësues të Edi Ramës dhe jo përfaqësues të qeverisë amerikane. Kjo është e vërteta.”-deklaroi Sali Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here