Ditën e sotme do të nisë lëvizja për bashkimin e Partisë Demokratike dhe zgjerimin e saj, e cila u paralajmërua më 13 Shtator nga ish-kryeministri dhe lideri historik i PD, Sali Berisha.
Lëvzja do të fillojë në orën 18:00 dhe do të nisë fillimisht në Tiranë, tek Rogner.
Sipas asaj që Berisha paralajmëroi, lëvizja do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë.
“Lëvizja për bashkimin e partisë dhe zgjerimin e saj do të fillojë ditën e eenjte në Tiranë, dhe më pas do të zgjerohet në të gjithë Shqipërinë. Pikësynimi i saj do të jetë referendumi”, tha Berisha.
Ky vendim i Berishës erdhi pas përjashitimit të tij nga Grupi Parlamentar, vendim i cili u mor pa u pyetur anëtarësia e saj dhe u dha nga Lulzim Basha.